Site icon Telegrafi

Ish-avokati i presidentit Trump do të lirohet nga burgu

Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Micheal Cohen, raportohet se do të lirohet më herët nga burgu për shkak të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cohen po vuan një dënim trevjeçar pasi u deklarua fajtor për shumë vepra penale, duke përfshirë shkeljen e ligjeve të financimit të fushatës, dhe gënjeshtrën ndaj Kongresit.

Ai aktualisht është në një burg me siguri minimale, në Otisville të New York-ut, ku rastet e COVID-19 janë raportuar në mesin e të burgorusve dhe stafit.

Byroja e Burgjeve është përballur me kritika për menaxhimin e coronavirusit, dhe është në presion për të liruar disa të burgosur jo të dhunshëm.

Një numër i figurave të tjera të profilit të lartë, përfshirë R Kelly dhe Bill Cosby, kanë apeluar për lirim për shkak të virusit./Telegrafi/

Exit mobile version