Telegrafi

Ish-avokati i Donald Trump deklaroi falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje

Ish-avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, deklaroi falimentimin vetëm një ditë pasi gjykatësi federal vendosi se ai duhet të paguajë 148 milionë dollarë dëmshpërblim si pjesë e një padie për shpifje.

Giuliani ende po përballet me fatura të mëdha ligjore në Gjeorgji, ku akuzohet për 11 krime që lidhen me komplotin për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Por shifra më e lartë të cilën ai detyrohet ta paguajë, mbetet ajo e 148 milionë dollarëve, e cila cilësohet si shembull se si gjykatat i ndëshkojnë gënjeshtrat gjatë zgjedhjeve.

Ish-kryebashkiaku i New York-ut, theksoi se ka rreth 153 milionë dollarë borxhe ekzistuese, ku përfshihen qindra mijëra dollarë detyrime ndaj avokatëve në lidhje me proceset ligjore, raporton Yahoonews.

Vetëm pasi gjykata mori këtë vendim, ata ngritën një tjetër padi kundër tij që ai mos të përsërisë shkelje të tilla ligjore. /Telegrafi/