Lauren Pisciotta, ish-asistentja e Kanye West, ka shtuar disa gjëra në padinë që ajo ngriti së fundmi kundër tij.
Tani ndër të tjera, ajo ka deklaruar se “koordinatorja” e orgjive të tij ka qenë bashkëshortja e tij, Bianca Censori.
Ai gjithashtu pretendon se zyra e tij shërbeu si një “shesh lojrash seksuale” dhe se Bianca mori pjesë me dëshirë në “fantazitë e tij seksuale”.
Në padi thuhej gjithashtu se Kanye shpesh organizonte “festa të çmendura” në hotele luksoze dhe u përpoq ta detyronte Lauren të merrte pjesë në to.
Siç dihet, Lauren e ka akuzuar më parë për përdhunim dhe përndjekje gjatë viteve 2021 dhe 2022.
Gjithashtu pretendon se ai një herë e kapi nga qafa dhe i pëshpëriti: “Unë gjithmonë e dija se çfarë do të bëja me ty nëse do të të shihja përsëri”.
Ka shkruar tutje se Bianca në atë moment ka qenë pranë tyre dhe se nuk ka parë asgjë të pakëndshme në sjelljen e të shoqit.
Kanye mohoi akuzat e saj fillestare dhe tha se ajo po e shantazhonte atë. Ai ende nuk i është përgjigjur ankesës së ndryshuar. /Telegrafi/