Një numër prej 35 ish- anëtarësh të PDK-së i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vetëvendosje përmes një njoftimi.
“Për shkak të besimit që Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme politike ndaj pushtetit autoritar që ka degraduar gjendjen ekonomike dhe politike në vend, 35 ish-anëtarë të PDK-së nga lagjja Tusuz e Prizrenit, iu bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE!’, thuhet në njoftim./Telegrafi/