Telegrafi

Ish ambasadori i ShBA-ve Philip Reeker të hënën viziton Maqedoninë e Veriut

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani trashëgimtar i Wess Mitchell në Departamentin Shtetëror, Philip Reeker vjen të hënën në Shkup.

Kjo është vizita e tij e parë në rajon pas njoftimi se do të emërohet për pozitën e ndihmës sekretarit për Evropë dhe Euroazi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai merr pjesë në konferencë, në organizimin e Fondit të Marshallit, dhe është parashikuar takimi i tij me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë tjerë në qeveri.

Lexo po ashtu Ish ambasadori Philip Reeker do ta zëvendësojë Wess Mitchell

Ai ishte ambasador i ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut nga viti 2008-2011, përkatësisht pas dështimit të Maqedonisë në samitin e NATO-s në Bukuresht. Nga ajo pozitë, Reeker ishte aktivisht i përfshirë në bisedimet për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/