Drejtori i Instituti KIPRED, njëherit ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulëzim Peci ka folur për zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.
Peci ka shtuar se në rast se fiton e majta e Spanjës, mund të ketë qasje fleksibile për Kosovën.
Sipas tij, nëse në këto zgjedhje triumfon Partia Popullore e krahut të djathtë, mund të ketë rikthim në pozicionin e ngurtë, “në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”.
“Nëse e majta sot në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, mund të pritet një qasje fleksibile e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoyit”, ka shkruar ai.
Sipas ish-ambasadorit, parashikimi i rrethanave ndërkombëtare për Kosovën do të komplikohej edhe më shumë. /Telegrafi/