Telegrafi

Ish-aktorja e ‘O Sa Mirë’ që luante shkodranen, akuzohet për përdorim të pakontrolluar të ‘photoshopit’ (Foto)

Aktorja Linda Jarani është mjaft e pëlqyer për dukjen e saj.

Ajo kishte zgjuar shumë interes te publiku gjatë kohës së ishte pjesë e serialit “O Sa Mirë”, në të cilin luante rolin e shkodranes, përcjell Telegrafi.

Linda është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Megjithatë, një gjë është vërejtur mirë në fotografitë e saj të fundit.

Me dëshirën për tu dukur edhe më fine, aktorja shkodrane mesa duket ka përdorim të pakontrolluar të ‘photoshopit’, kjo ngase në imazhet e publikuara vërehen qartë efektet e tij programi.

Lexo po ashtu Sozia e 'gjakovarit' të 'O Sa Mirë', një vrasës marokien i shpallur në kërkim (Foto)

Jarani deformon tërësisht trupin e saj, e veçanërisht këmbët, me dëshirën për hollimin e belit.

Komentet e ndjekësve të saj lidhur me këto fotografi kanë qenë të shumta, shumica prej tyre kritika për këto paraqitje të saj. /Telegrafi/