Aktorja Ema Uka, u bë e njohur falë rolit të saj në hit serialin “O Sa Mirë”.
Ajo ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me dukjen e saj atraktive, duke bërë për vete kështu me mijëra fansa.
Ema është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here imazhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft joshëse në ngjyrën rozë.
E veshur në një kostum interesant, ajo vuri në pah linjat e saj atraktive ndërsa joshë me bukurinë e saj.
Fotografia në fjalë i ka dhënë asaj mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/