Telegrafi

Ish-aktori i James Bond, Pierce Brosnan habit fansat me dukjen e tij

Pierce Brosnan (Foto: Gettyimages/Guliver)

Ai është izoluar me familjen e tij në Havai mes pandemisë së vazhdueshme të coronavirus.

Ish-aktori i James Bond, Pierce Brosnan, ka bërë disa ndryshime gjatë izolimit, ndërsa ditën e djeshme (e hënë) është shfaqur me flokë të thinjura, shkruan Daily Mail.

Brosnan ishte i veshur në një mënyrë shumë të thjeshtë, me një bluzë të bardhe dhe pantallona të shkurtra, duke dëgjuar muzikë.

66-vjeçari muajin e kaluar ishte parë në Londër dhe ditën kur ai shijoi rrezet e diellit kishte pasur flokët me ngjyrë të errët dhe ishte kujdesur më shumë rreth pamjes së tij.

Shumë ndjekës menduan se ai ndoshta po e rikthen përsëri rolin e tij të vitit 1997 ,”Robinson Crusoe”, i cili u la i shkatërruar me anije në një ishull të shkretë.

Sidoqoftë, disa ndjekës sugjeruan që ai në fakt i ngjante James Bondit kur u mbajt rob në Korenë e Veriut. /Telegrafi/