Ish-agjenti i sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, thotë se është i vendosur t’i bashkohet Barcelonës.
Polaku është prioritet i klubit katalunas në këtë afat kalimtar veror, ndonëse Bavarezët po e bëjnë të vështirë për Blaugranasit realizimin e dëshirës.
“Ai dëshiron të dëshmojë se është më i mirë se Benzema, është një arsye tjetër (ai dëshiron) të shkojë te Barcelona”, deklaroi Cezary Kucharski për Radio Ser.
“Lewandowski nuk ka ëndrra. Për të, të luash futboll është një punë dhe ai është shumë profesionist. Real Madrid dhe Barcelona janë në të njëjtin nivel”.
Përkundër faktit se ai ka një kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2023, ish-agjenti i tij beson se marrëveshja do të përfundojë.
“Unë mendoj se ai do të nënshkruajë për Barcelonën, mendoj se është e mundur”.
Kucharski zbuloi gjithashtu se pas kohës së tij në La Liga , Lewandowski dëshiron të shkojë në MLS në Shtetet e Bashkuara.
“Ai duhet të ushtrojë presion ndaj Bayernit për ta liruar atë nga kontrata e tij. Zyrtarët e Bayernit e dinë se ai donte të shkonte në Spanjë”.
“Plani i tij ishte Gjermania, pastaj Spanja dhe të përfundonte karrierën në Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar më tej Kucharski. /Telegrafi/