Telegrafi

Isco: Vetëm Ronaldo e meriton Topin e Artë  

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon këmbëngul se Cristiano Ronaldo është i vetmi fitues i denjë i Topit të Artë për vitin që lamë pas.

Ylli i kombëtares së Portugalisë është njëri nga 30-të kandidatët për çmimin e madh individual të Topit të Artë që e jep revista France Football, të cilën ai fitoi vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Ish-trajneri i Liverpoolit: Unë bllokova transferimin e Ronaldos në vitin 2003

Së bashku me Ronaldon në garë për këtë çmim janë edhe gjashtë nga shokët e tij te skuadra e Real Madridit, përfshirë edhe mesfushorin Isco.

Ronaldo dhe Isco kanë shoqëri të mirë mes vete

Ronaldo është njëri nga favoritët e qartë për të fituar trofeun pasi ka udhëhequr skuadrën e tij të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, pavarësisht luftës së tij për formë këtë sezon, në të cilën ai ka shënuar vetëm një gol në kampionat.

Megjithatë, Isco pranon se do të ishte “një ëndërr” që të jetë ndër tre kandidatët e fundit për çmimin më të lartë individual të futbollit, por thotë se ka vetëm një fitues të merituar.

“Cristiano duhet ta fitojë atë, nuk ka dyshim për këtë. Është shumë e vështirë të jesh atje lart, do të ishte një ëndërr”, ka thënë fillimisht Isco.

Lexo po ashtu Totti zgjedh më të mirët e vitit në botë   

“Ka 30 konkurrent dhe shumë prej tyre nga skuadra ime, Real Madridi. Nëse ekipi është duke bërë mirë, ka më shumë shanse për të fituar çmime individuale”.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po shkojnë gjërat dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/