Asgjë mirë nuk shkoi për Real Madridin gjatë ditës së sotme në El Clasico pasi humbi 3-0 nga Barcelona dhe pati probleme në skuadër.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin spanjoll Isco, i cili pritej ta niste ndeshjen nga minuta e parë.
Por befasisht fantazisti spanjoll përfundoi në bankë dhe në vend të tij u inkuadrua nga minuta e parë Mateo Kovacic.
E në momentin që Barcelona po udhëhiqte 2-0, në lojë u inkuadrua mbrojtësi spanjoll Nacho Fernandez në vend të Karim Benzemas.
Në atë moment Zidane urdhëroi Iscon të kryente nxehjen për tu futur në lojë.
Por ish-mesfushori i Malagas refuzoi një gjë të tillë sipas medieve spanjolle.
25-vjeçari nuk pranoi të nxehej pasi ishte i revoltuar pse nuk startoi nga minuta e parë.
Mbetet të shihet nëse Zidane do ta dënojë reprezentuesin spanjoll për sjelljen e tij. /Telegrafi/