Mediat në Spanjë raportojnë se objektivi kryesor i kampionit italian është Francisco Isco.
Mesfushori ishte i lidhur me bardhezinjtë edhe gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Juventus sërish ka rikthyer vëmendjen kah mesfushori spanjoll.
AS raporton sot se Merengues janë zhgënjyer nga paraqitjet e Iscos dhe James Rodriguez të cilët kanë pasur hapësira të bollshme pas lëndimit të Gareth bale.
Trajneri Zinedine Zidane dhe tifozët kanë humbur besimin në aftësitë e mesfushori me tipare sulmuese dhe për këtë arsye ai mund të largohet për një shumë prej 30 milionë euroshe. /Telegrafi/