Telegrafi

Isco nuk pranoi të bëhej një Luis Enrique duke kaluar nga Reali te Barcelona

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka thënë se nuk e ka menduar largimin nga klubi, sikurse që kishte bërë Luis Enrique kur kaloi te Barcelona.

Isco ka vazhduar sot kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022, ndërsa i është përgjigjur edhe interesimit të Barcelonës.

“Ka pasur disa kontakte me Barcelonën, por nuk i kam dëgjuar ato”, kishte thënë Isco në konferencë.

Barcelona e dëshironte Iscon sikurse që bëri edhe në sezonin 1995-1996 kur e morën Luis Enrique, me parametra zero.

Kjo ka qenë e vetmja rrugë që ta merrte nga Reali.

Enrique dhe Isco si kundërshtar

Luis Enrique ishte lojtar i rëndësishëm i Realit ku në sezonin paraprak kishte luajtur 35 nga 41 ndeshjet.

Në mars të 1996, ai kishte kryer testet mjekësore, por për MARCA-n kishte thënë se nuk janë për Barcelonën.

Reali e dinte që lojtari po largohet dhe nuk bën asnjë hap që ta bindin të qëndrojnë.

Ndërsa sa i përket Iscos ai u bind të qëndrojë me klubin që ftoi 11 trofe, duke përfshirë tri Liga të Kampionëve. /Telegrafi/