Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka thënë se nuk e ka menduar largimin nga klubi, sikurse që kishte bërë Luis Enrique kur kaloi te Barcelona.
Isco ka vazhduar sot kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022, ndërsa i është përgjigjur edhe interesimit të Barcelonës.
“Ka pasur disa kontakte me Barcelonën, por nuk i kam dëgjuar ato”, kishte thënë Isco në konferencë.
Barcelona e dëshironte Iscon sikurse që bëri edhe në sezonin 1995-1996 kur e morën Luis Enrique, me parametra zero.
Kjo ka qenë e vetmja rrugë që ta merrte nga Reali.
Luis Enrique ishte lojtar i rëndësishëm i Realit ku në sezonin paraprak kishte luajtur 35 nga 41 ndeshjet.
Në mars të 1996, ai kishte kryer testet mjekësore, por për MARCA-n kishte thënë se nuk janë për Barcelonën.
Reali e dinte që lojtari po largohet dhe nuk bën asnjë hap që ta bindin të qëndrojnë.
Ndërsa sa i përket Iscos ai u bind të qëndrojë me klubin që ftoi 11 trofe, duke përfshirë tri Liga të Kampionëve. /Telegrafi/