Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin, dhe pas rinovimit është shprehur i lumtur për këtë.
Isco ka vazhduar me Mbretërit deri në vitin 2022, duke mbyllur dyert për një largim të tij shumë të përfolur nga Santiago Bernabeu.
Rinovimi i kontratës me gjigantin spanjoll e ka bërë të lumtur dhe krenar spanjollin, i cili ka folur për shumë gjëra në konferencë, ku ndër ta edhe refuzimi për Barcelonën.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që mund të vazhdoj të përfaqësoj ekipin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Isco pas rinovimit.
“Njëmbëdhjetë tituj në katër vjet është nuk e prisja, fituam shumë dhe ekipi gjithmonë dëshironte edhe më shumë”.
“Është e vërtetë që unë jam rritur si një futbollist, jam përmirësuar dhe kam më shumë gola sepse po luaj më afër zonës, për këtë ka qenë shumë i rëndësishëm Zidane”.
“Kam pasur durim të di si të pres, kur nuk kam pasur mundësi, gjithmonë e kam ditur se do të dëshiroja sukses në Madrid”, përfundoi spanjolli.
Isco gjithashtu ka folur edhe për interesimin e Barcelonës, për të cilin u shpreh se ai ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por në mendjen e tij ka qenë vetëm suksesi me Mbretërit. /Telegrafi/