Mesfushori i Real Madridit, Isco dëshiron të transferohet te Manchester City.
Kjo është sipas drejtorit kryesor Okdiario Eduardo Inda, i cili duke folur në El Chiringuito, zbuloi planet e spanjollit për muajin tjetër.
“Isco u ka thënë shokëve shumë të besueshëm se dëshiron të largohet në muajin janar dhe nëse vjebn një ofertë nga Pep Guardiola dhe City, në janar do të largohet”, tha Inda.
“Real Madridi, nëse ka ndonjë ofertë, do të ishte i gatshëm të studionte mundësinë e shitjes spanjollit”.
“Unë mendoj se duhen 150-180 milionë euro për shkak të moshës dhe cilësisë. Ai nuk ka marrëdhënie të mira me disa lojtarë, sidomos me ata kryesorët”, tha ai.
Reprezentuesi spanjoll me ardhjen e trajnerit të ri, Santiago Solarit, ka shumë pak minuta në dispozicion dhe kjo ka bërë që të shfaq pakënaqësitë.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani është paraqitur në 167 raste për Los Blancos gjersa ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/