Telegrafi

Isco kërkon largimin nga Real Madridi, alarmohet Man City

Francisco Roman Alarcon alias Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon ka vendosur të ndërpresë lidhjet e tij me Real Madridin dhe kjo ka alarmuar Manchester Cityn.

Isco ka mbetur zgjidhje e dytë apo e tretë këtë sezon nën të dy trajnerët, Santiago Solari dhe paraardhësi i tij Julen Lopetegui dhe kjo po e zhgënjen.

Paraqitjet e pakta këtë sezon po bëjnë që mesfushori spanjoll të ndjej nervozizëm dhe mund ta largohet nga Reali.

Lexo po ashtu Jo vetëm Isco dhe Icardi probleme me klubet - Pesë super yje që janë 'harruar' nga klubet e tyre dhe po e presin afatin kalimtar veror

Sipas mediumit spanjoll Okdiario, Isco është lodhur nga kjo situatë dhe i ka thënë Realit se ai dëshiron të lejohet të largohet këtë verë.

Isco nuk po kalon mirë me Solarin!

Spanjolli u takua me zëvendëspresidentin e Mbretërve, Jose Angel Sanchez, këtë javë dhe e informoi atë për planet e tij.

Isco, 26 vjeç, pritet të shtyjë për një lëvizje në Angli në drejtim të Ligës Premier, ku e duan disa skuadra.

Lexo po ashtu Shpërthen Isco: Gjërat ndryshojnë kur ju nuk gëzoni të njëjtat mundësi si bashkëlojtarët tuaj

Pep Guardiola dhe Manchester City janë duke pritur me padurim ta marrin atë nga duart e Realit, ndërsa interesim ka shprehur edhe Chelsea.

Për mesfushorin spanjoll ka shprehur interesim edhe gjiganti italian, Juventusi. /Telegrafi/