Mesfushori ofensiv i Real Madridit, Isco, është shprehur i kënaqur në Santiago Bernabeu, përkundër se kërkohet nga Juventusi.
Spanjolli nuk është zgjedhje e parë te Los Blancos, ndërsa shërbimet e tij i kërkon kampioni italian, ku do ta kishte të sigurt pozitën e titullarit.
Isco ka edhe dy sezone të tjera në kontratën e tij me Mbretërit, të cilën planifikon ta respektojë.
“A do të shkoj te Juve? Jam shumë i lumtur te Madridi. Dua t’i përfundoj dy vitet e mbetura në kontratën time”, ka thënë 23-vjeçari për Cadena Cope.
Kujtojmë që të shtunën Reali viziton Barcelonën në Camp Nou për ta zhvilluar superderbin – ‘el Clasico’. Kryeqytetasit nuk kanë fituar në kështjellën e katalunasve që nga prilli i vitit 2012. /Telegrafi/