Telegrafi

Isco dhe David Alaba infektohen me COVID-19, mungojnë ndaj Athletic Bilbaos

Real Madridi do të jetë mysafir i skuadrës së Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma nga ora 21:30.

Madrilenët kanë publikuar listën e të ftuarve për ballafaqimin e vështirë ndaj Bilbaos.

“Los Blancos” do të jenë të hendikepuar pa disa futbollistë kyç për shkak të infektimeve me Covid.

Spanjollët ditë më parë bënë të ditur se lojtarët si Casemiro, Modric, Carvajal, Ceballos, Marcelo, Bale, Asensio, Rodrygo dhe Lunin janë infektuar me Covid.

Ndërkohë para publikimit të listës së të ftuarve për këtë ballafaqim, madrilenët kanë konfirmuar se kësaj liste iu janë shtuar edhe Isco së bashku me David Alaban.

Më poshtë gjeni listën e plotë të të ftuarve për ndeshjen e nesërme ndaj Bilbaos.