Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger deklaroi se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit duhet të jetë e hapur.
Ai në një prononcim për mediat serbe ka shprehur besimin se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.
Diplomati gjerman, i cili ka qenë i angazhuar në Ballkan përmes Treshes për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, deklaroi se BE duhet të mbajë fjalën që ka dhënë në Selanik vite më parë.
“Perspektiva e anëtarësimit për vendet e rajonit duhet të jetë e hapur dhe ne do të përpiqemi në këtë për të bindur kolegët francezë. Edhe pse francezët kanë të drejtë kur thonë se BE duhet së pari të kryejë detyrat e veta të shtëpisë para se të vijnë në një situatë kur ka shumë vende anëtare. Ne kemi dy qëllime, zgjerimin dhe thellimin e BE-së,” tha Ischinger.
“Është e sigurt se në Berlin dhe askund tjetër nuk do të mohojë se perspektiva e afrimit me BE duhet të mbetet e hapur”, shtoi diplomati gjerman, transmeton KP.