Site icon Telegrafi

Isaac Carew publikon fotografi duke shkëmbyer puthje pasionante me Duan

Foto: Isaac Carew/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë e përfolur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Lidhja e saj me modelin Isaac Carew është mjaft e diskutuar në media, kjo pasi ky i fundit e mbështet të dashurën e tij në çdo hap të jetës.

Carew është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme, kryesisht nën shoqërinë e Duas.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi intime të çiftit, ku dyshja shfaqen duke shijuar një puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për harmoninë që çifti ruajnë mes vete.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja shqiptare pati një paraqitje shumë të suksesshme javën që shkoi në spektaklin e madh, MTV Europe Music Awards.

Në këtë eveniment, ajo arriti të shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë POP”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version