Site icon Telegrafi

Isaac Carew po e shoqëronte Dua Lipën në MET GALA, por sytë i mbetën te të pasmet e Jennifer Lopezit

Dua Lipa ishte mbrëmë në ngjarjen kryesore të modës në botë – MET GALA 2019.

Këngëtarja shqiptare po shoqërohej nga i dashuri britanik, Isaac Carew, i cili është model dhe kuzhinier.

Gjersa e dashura e tij po dukej si mbretëreshë, duket se vëmendjen e 32-vjeçarit e ka rrëmbyer një yll tjetër botëror.

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Ai u fotografua gjersa po ecte shkallëve lartë duke shikuar të pasmet e këngëtares amerikano-latine, Jennifer Lopez.

Kjo e fundit ishte veshur me fustan joshës, e cila dukej si një seks bombë dhe u cilësua si një ndër veshjet më të mira të mbrëmjes.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen në MET GALA, vlerësohet lartë veshja e këngëtares

Ndryshe, Isaac dhe Dua po dukeshin shumë bukur bashkë dhe rrëmbyen vëmendjen e mediave botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version