Dua Lipa me të drejt po shijon pushimet e fundvitit pas një viti të jashtëzakonshëm që po e lë pas vete.
Këngëtarja ka mbajtur një numër të madh të koncerteve, ka sjell disa këngë të reja dhe së fundi, si ‘qershia mbi tortë’ ka zgjedhur të pushoj në ishujt fantastike të Bahamas.
Në këtë të fundit, bukuroshja jonë ka udhëtuar së bashku me familjen si dhe nuk ka munguar edhe Isaac Carew, i cili është gjithmonë pranë saj në udhëtime për pushime e koncerte.
Megjithatë derisa po freskoheshin në det, “dhëndrit” të Lipajve u ka humbur telefoni në det dhe kjo e ka shqetësuar zeshkanen.
Në fakt, ne nuk e kemi ditur se dyshja kishte një llogari të përbashkët në Instagram.
“Isaac e humbi telefonin në oqean. Ne kishim llogarinë e përbashkët në Instagram (në këtë telefon) deri në lajmin e radhës”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/