Telegrafi

Isaac Carew habitet teksa rastësisht sheh portretin e Duas në bluzën e fansit

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Dua Lipa është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga miliona fansa në mbarë botën.

Nuk janë të paktë numri i atyre që imazhin e saj e kanë në telefon, gjësende apo edhe veshje të përditshme nga dashuria e madhe që kanë për të.

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në një të tillë ka rastisur së fundmi i dashuri i këngëtares, Isaac Carew, gjatë një udhëtimi me transport publik.

Ai ka parë një djalë të veshur me një bluzë, në të cilën ishte i stampuar imazhi i Duas.

Foto: Isaac Carew/InstaStory

“Dua Lipa, mendoj që dikush është fans i të dashurës sime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në InstaStory.

Mesa duket, Isaac është habitur me veshjen e fansit të zjarrtë të të dashurës së tij. /Telegrafi/