Telegrafi

Isaac Carew feston ditëlindjen, Dua e uron në mënyrë të veçantë

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa kohë është duke shijuar romancën e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur britanik, Isaac Carew.

Ky i fundit, feston sot (e diel) ditëlindjen e tij të 33-të.

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Me këtë rast urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët për Carew kanë qenë të shumta.

Dashuria e tij, këngëtarja Lipa zgjodhi rrjetin social Instagram për të publikuar një fotografi nga fëmijëria e hershme e tij, teksa në mbishkrimin e saj bëri një dedikim të veçantë për të.

“33, urime ditëlindja djali i ëndrrave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Ndërkohë, urimet e shumta nga ana e fansave në hapësirën për komente nuk kanë munguar. /Telegrafi/