Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa kohë është duke shijuar romancën e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur britanik, Isaac Carew.
Ky i fundit, feston sot (e diel) ditëlindjen e tij të 33-të.
Me këtë rast urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët për Carew kanë qenë të shumta.
Dashuria e tij, këngëtarja Lipa zgjodhi rrjetin social Instagram për të publikuar një fotografi nga fëmijëria e hershme e tij, teksa në mbishkrimin e saj bëri një dedikim të veçantë për të.
“33, urime ditëlindja djali i ëndrrave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Ndërkohë, urimet e shumta nga ana e fansave në hapësirën për komente nuk kanë munguar. /Telegrafi/