Telegrafi

Isa Mustafa: Kushtetuta garanton zbatimin e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kushtetuta është kurora juridike dhe politike e vendit tonë.

“Kushtetuta është kurorë e shtetit të Kosovës. Ajo garantion zbatimin e të drejtave të njeriut pa asnjë dallim”, është shprehur Mustafa.

Ai ka theksuar se ky dokument është akt i cili do ta drejtojë Kosovën drejt rrugës evropiane dhe drejt zhvillimit ekonomik.

“Tashmë është dëshmuar se Kushtetuta siguron dhe begaton pavarësinë dhe lirinë tonë që na bën një vend demokratik, garant në formën më të mirë, mbrojtjen edhe promovimin e qytetareve tanë. Ne sot mund të konstatojmë se Kushtetuta mbetet një bazë e fortë drejt vlerave evropiane dhe lirive universale”, tha Mustafa, duke falënderuar të gjithë ata që po punojnë me përkushtim që të zbatohet me përpikëri çdo shkronjë e kësaj Kushtetute./Telegrafi/