Site icon Telegrafi

Irritohet Milenko: Kobure për shqiptarët (Foto)

Gazetari kontravers Milenko Nedellkovski me shumë urrejtje e ka komentuar marrëveshjen mes partive shqiptare për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Nedellkovski ka numëruar ”të mirat” që Maqedonia ju ka bërë shqiptarëve.

”-Të pranohen 500.000 refugjatë nga Kosova? Po
-Të mos gjykohen rastet e Hagës? Po
-Të pranohet Kosova? Valla po
-Të hyjë Kosova në FIFA dhe UEFA? Po
-Të hyjë Kosova në UNESCO? Po
-Universitet në shqip? Po
-UÇK me spote për ”Shqipërinë e madhe në RTVM? Po, po
-Ndarje territoriale në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Shkupi me dygjuhësi? Po.

Po, po, po. Për të gjithë po po… e kjo na kthehet.
Më vjen të vjell! Kryesorja, koburen e ruajmë për ditë të rënda. Mos thashtë Zoti?!” ka shkruar Nedellkovski në Facebook.

Lexo po ashtu Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

I njejti, edhe më herët ka shkruar për shqiptarët me urrejtje dhe me mllef./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare (Foto)
Exit mobile version