Site icon Telegrafi

Ironizon Rezarta Shkurta, tregon urimet që “mori” për ditëlindje nga krerët e lartë të shtetit (Foto)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka festuar dje (e shtunë) ditëlindjen e saj të 31-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Rezarta Shkurta festoi ditëlindjen e 31-të. Burimi i fotos: Instagram

Por, për humor, këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat e saj në Instagram disa imazhe të cilat tregojnë ‘kinse’ disa prej urimeve që ajo ka marrë prej krerëve më të lartë të shtetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sali Berisha, kryeministri Edi Rama si dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri janë emrat me të cilët Rezarta ka ironizuar, kinse kanë uruar këngëtaren në përvjetorin e saj të 31-të, përmes bisedave në “What’s Up”

Ndryshe, Rrezarta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, dhe së bashku kanë një vajzë, të quajtur Hera.

Rezarta njihet si një prej këngëtareve më të veçanta, e cila ka pasur mjaft sukses ndër vite me paraqitjet e saj në festivale. /Telegrafi/

Exit mobile version