Site icon Telegrafi

Ironizon kompozitori i njohur Randrobrava, ‘kërkon’ votën tuaj si kryeministër me numrin provokues 69 (Foto)

Në valën e rrëzimit të qeverisë dhe propozimeve për kryeministër për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, duket se do të ndeshemi edhe me postime satirike të disa prej fytyrave publike nga arti.

Kompozitori i njohur Andin Randrobrava ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Facebook, përmes së cilës në formë satirike “kërkon” votën e miqve të tij për kryeministër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërsa numri me të cilin kinse kandidon, është një numër mjaft provokues, 69.

“Vota juaj ma then n’rraj”(sic.), shkruan kompozitori në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar me situatën aktuale në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version