Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ditë më parë shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë. E prezent në këtë darkë të iftarit ka qenë edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, e cila ishte ulur përkrahë presidentit Trump.
“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”, kishte shkruar Çitaku në Facebook.
Me një dukje të thjeshtë dhe natyrale, Vlora duket se ka treguar më së miri hijeshinë dhe elegancën e saj femërore në këtë mbrëmje.
Mirëpo duket se ka diçka që nuk shkon sa i përket paraqitjes, kjo pasi fustani me të cilin ajo shkoi në këtë mbrëmje, është cilësuar nga simpatizuesit e ambasadores si garderobë e përsëritur.
Një komentues në rrjetin social Instagram, ka shkruar me ironi nëse mundet t’i blejë një fustan të ri asaj, duke ia kujtuar në data ditër ku ka veshur fustanin ngjyrë blu.
“A mundet ndonjë të krijojë një fondacion për ambasadoren Vlora Çitaku, kështu ne mund t’i blejmë asaj një fustan të ri. Ajo ka veshur të njëjtin fustan pa pushim. Më 26 dhjetor 2018, në një ditë me shoqërinë e saj. 28 dhjetor 2018 me miqtë. 5 dhe 6 prill 2019 në Lowa dhe tani me Donald Trump”, ishte komenti i njërit prej fansave.
Është pikërisht ky koment që mesa duket e ka bërë për të qeshur ambasadoren Çitaku, e cila nuk ka hezituar që ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory këtë postim.
“Ok, marr shumë mesazhe, po ky më bëri me qeshë me lot. Paska pasë kohë njëri më e numëru sa herë e kam veshë të njëjtin fustan”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Duke qenë kaq transparente ndaj kritikave që merr nga fansat, Vlora tregoi një tjetër anë të sajën – atë të tolerancës dhe jo të marrjes së gjërave pranë zemrës ose me nervozizëm, siç do të bënte shumëkush në vendin e saj. /Telegrafi/