Irma Libohova ka qenë e ftuar në emisionin e fundit të “Top Show”.
“Nostalgji” ishte tema që u diskutua nga mysafirët dhe këngëtarja kujtoj fillimet e karrierës dhe vështirësitë për të siguruar veshje për paraqitjet skenike, transmeton Telegrafi.
Irma ka treguar se veshjet i huazonte nga gratë e lagjes dhe ka ndodhur edhe kur nuk ua ka kthyer më.
Sot ajo dhe motra e saj Eranda janë ndër këngëtaret më të pëlqyera duke u radhitur edhe ndër femrat më të suksesshme shqiptare./Telegrafi/