Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, në një intervistë për emisioni Talk në KTV, ka folur për karrierën e saj të gjatë e të suksesshme.
Ajo ka folur pos tjerash edhe për atë se për çfarë arsye ka munguar në mediat e Kosovës.
“S’më kanë thirrur, kur të më thërasin do të vi”, ka pohuar mes tjerash këngëtarja.
Ajo ka thënë se asnjëherë nuk i ka refuzuar televizionet e Kosovës dhe se i ndjek emisionet, porse thjesht nuk është ftuar. /Telegrafi/