Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi i Irlandës në Këshillin e Sigurimit ka mbështetur procesin e dialogut i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.
“Dialogu ka pasur dobi konkrete që ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Zgjidhja gjithëpërfshirëse përfundimtare është perspektivë e pashmangshme për të sjellë paqen afatgjate në gjithë Ballkanin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Përfaqësuesi i Irlandës ka thënë se vendi i tij mbështet rolin e UNMIK-ut në promovimin e barazisë gjinore si dhe në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Ai deklaroi se populli i Kosovës dëshiron paqe dhe prosperitet dhe anëtarësimin e Kosovës në BE e shohin si rrugë për të arritur këtë qëllim.
“Irlanda mbështet edhe rolin e Dhomave të Specializuara, sepse pandëshkueshmëria ndaj së kaluarës është esenciale të trajtohet”.
Roli i UNMIK-ut në ofrimin e komuniteteve mbetet i rëndësishëm sipas përfaqësuesit të Irlandës në OKB./Telegrafi/