Telegrafi

Irkenc Hyka publikon këngën “M’ka marrë malli”

Irkenc Hyka Foto: Instagram/irkenc.hyka

Irkenc Hyka është ndër artistët më të dashur për të gjithë audiencën e gjerë.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Ditët e fundit ai ka qenë duke punuar intensivisht në studio muzikore, për të sjell një këngë tek fansat.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai tashmë ka bërë të ditur se projekti muzikor është publikuar.

“M’ka marrë malli” mban titullin prodhimtaria muzikore, instrumentalin e së cilës e ka punuar vet ai.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, kënga është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/