Këngëtari dhe producenti i njohur, Irkenc Hyka, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“A kishe zemër”, mban titullin kënga e re, e cila është një baladë ritmike e zhanrit RnB.
Muzika dhe vargjet janë realizuar nga vet Irkenci, ndërsa për miksimin është kujdesur producenti JoJo.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit Unix Music.
Pjesë e klipit të tij në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari.
Irkenci është shumë aktiv në muzikë me projekte muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/