Telegrafi

Irkenc Hyka publikon duetin “Pasqyrë” me Lionel Bocin

Irkenc Hyka ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë të realizuar me videoklip.

Kënga titullohet “Pasqyrë” dhe ka ardhur si bashkëpunim me djaloshin Lionel Boci.

Muzikën e ka bërë vet Irkenci, i cili e ka shkruar edhe tekstin e këngës.

Producenti JoJo e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës.

Ana vizuale është realizuar nga ND Film Production.

Hyka ka sjellë disa këngë të suksesshme në muajt duke i përfshirë edhe bashkëpunimet e shumëpëlqyera.

Njëherësh, ai ka realizuar këngë edhe për kolegët e tij, ndërsa do të vazhdojë të sjellë projekte të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/