Këngëtarët Irkenc Hyka dhe Yllka Kuqi kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Ma do zemra” titullohet kjo këngë, e cila është ritmike e zhanrit pop folk.
Muzika është kompozuar nga vet Irkenc Hyka në studion e tij, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Saia.
Këngës i është bashkangjitur edhe klipi, në të cilin Yllka vjen me një paraqitja mjaft atraktive gjatë interpretimit.
Xhirimet e klipit janë kryer në Kosovë, nga produksioni vendor Imagine Films.
Si Yllka ashtu edhe Irkenci janë të njohur për kultivimin e këtij zhanri, së cilit i përket edhe bashkëpunimi i tyre i fundit. /Telegrafi/