“Jena nda” është bashkëpunimi më ri muzikor, të cilin e kanë sjellë Irkenc Hyka dhe Nora Istrefi.
Kënga e re ka ardhur e shoqëruar me videoklip që është realizim i produksionit Unix, ndërsa si gjithmonë, këngëtarja nga Kosova vjen me dukje atraktive.
Vet kantautori Irkenc Hyka qëndron prapa këtij projekti, pasi e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën.
Për miksimin dhe pasterizimin është kujdesur DJ Jojo, ndërsa kënga pritet të pëlqehet nga fansat e dy artistëve.
Irkenci dhe Nora kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, në këngën “Tymi dashnis”. /Telegrafi/