Këngëtarët Irkenc Hyka dhe Kaltrina Selimi kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.
“Kthema” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar nga vet Irkenci, gjersa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi.
Kënga trajton temën e dashurisë, ndërsa i sjell për herë të parë Kaltrinën dhe Irkencin në një duet.
Irkenci është një prej kantautorëve më aktiv në estradën shqiptare, teksa shquhet për bashkëpunimet e shumta.
Në anën tjetër, Kaltrina nuk është se ka qenë edhe shumë aktive me projekte muzikore, kjo për arsyen se jeton në Londër.
Ajo është e martuar prej vitesh me bashkëshortin e saj, Dritonin, dhe së bashku, kanë një djalë të pagëzuar me emrin Tristan. /Telegrafi/