Irina Shayk ka shkëlqyer në fotosesionin e ri për Highsnobiety’s të edicionit inaugurues të “Highstyle”, e cila do të debutoi si revistë e shtypura.
Në fotosesioni e ri modelja e famshme ka mahnitur në një numër pozash provokuese, të cilat tregojnë pse ajo ka qenë ndër top modelet më të suksesshme për më shumë se një dekadë, shkruan DailyMail.
Dhe në intervistën e bashkangjitur, Shayk flet hapur dhe tregon për fëmijërinë në Rusi, amësinë, paraqitjen e saj të suksesshëm me “Sports Illustrated” dhe jetën e saj private, përfshirë ish-partnerin Bradley Cooper, dhe thashethemet e saj në lidhje me reperin, Kanye West.
Si pjesë e promovimit të revistës, publikimi ka hedhur edhe disa pamje nga prapaskenat.
Modelja shihet gjithashtu e veshur me çizme me rripa, të larta deri në gjunjë, me një fustan ngjyrë kafe, ndërsa në një tjetër ajo ulet mbi një makinë sportive portokalli ndërsa shihet me veshjen po ashtu ngjyrë portokalli, të kombinuar me të kuqe dhe të zezë.
Shayk, e cila njihet edhe si modelja e parë ruse që ka pozuar në kopertinën e edicionit “Sports Illustrated Swimsuit Issue” në 2011, u zhvesh në një kostum të tejdukshëm dhe transparent, në disa imazhe tjera.
Ndërsa, në pjesën e intervistës, Shayk nuk e kishte problem të fliste për takime, në përgjithësi, por hodhi poshtë pyetjet në lidhje me jetën e saj të dashurisë që nga ndarja e saj nga Cooper në qershor 2019.
“Nesër do të ketë një thashetheme se jam duke takuar derëtarin tim, në rregull? Pastaj pas nesër, do të jetë dikush tjetër. Shikoni, gjithmonë ka diçka atje, dhe unë po e mbaj për vete”, tha ajo kur u pyet për lidhjen e saj të përfolur me Kanye West në Francë qershorin e kaluar.
Romanca e saj me fituesin e “Grammy” thuhet se zgjati rreth një muaj.
Shayk në anën tjetër, pati vlerësime të larta për Cooper kur diskutoi rolet e tyre si bashkë-prindër.
“Ai është një baba i përkushtuar. Lea shkoi me pushime me të për gati dy javë dhe nuk i kam telefonuar asnjëherë”, përfundoi 35-vjeçarja. /Telegrafi/