Modelja e njohur Irina Shayk para dy muajsh është bërë nënë për herë të parë e një vajzë, të pagëzuar me emrin Lea de Seine Reine.
Por, ylli i Victoria Secret u shfaq në formë super të mirë gjatë përvjetorit të 70-të të Festivalit në Kanë.
Modelja 31 vjeçare defiloi në tapetin e kuq me një fustan të gjatë dhe të verdhe, me prerje të cilat nxirrnin mjaft mirë në pah gjoksin dhe këmbët e saj seksi.
Fustani i Irina’s ishte i punuar nga Versace, ndërsa i dha mjaft shumë hapësirë trupit të palestruar të modeles, e cila gëzon linja perfekte vetëm dy muaj pas lindjes. /Telegrafi/