Telegrafi

Irina Shayk e mahnitshme në kampanjën e re të “Calvin Klein”

Modelja e famshme ruse, Irina Shayk, së fundmi është bërë imazh i ri i brendit “Calvin Klein”. 

E njëjta ka ndarë një video në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa shkëlqen në promon e re të kësaj kampanje.

Ajo shfaqet gjysmë e zhveshur dhe nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me këto linja trupore.

Ndër tjerash, bukuroshja tash e një kohë është duke e shijuar jetën ‘single’ që pas ndarjes nga Bradley Cooper.

Modelja, e cila ka qenë e martuar me Cooperin për katër vite dhe ka një vajzë me të, është fokusuar në prioritete të tjera tani.

Lexo po ashtu Irina Shayk nuk dëshiron të dashur që pas ndarjes nga Bradley Cooper

Megjithatë, çifti janë pajtuar të jetojnë në një vend së bashku për shkak të vajzës, Lea de Seine. /Telegrafi/