Irina Shayk edhe një herë ka konfirmuar se ajo nuk dëshiron të qëndrojë e vetme dhe se është në kërkim të një mashkulli të ri.
Modelja 29-vjeçare muajin e kaluar konfirmoi ndarjen nga Cristiano Ronaldo, i cili u spekulua se e kishte tradhtuar atë me gazetaren spanjolle Lucia Villalon.
Gjatë një interviste të dhënë fundmi, Irina ka konfirmuar në një mënyrë se ajo është tradhtuar, duke thënë se e gjitha çfarë kërkon te i dashuri i ri është të jetë i sinqertë dhe besnik.
“Gjëja që kërkoj te një mashkull është sinqeriteti dhe besnikëria ndaj femrës”, ka thënë Irina, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar bukuroshja ruse.
A jeni ju i duhuri për të? /Telegrafi/