Site icon Telegrafi

Irena Mulaçka me tregim më të mirë gazetaresk në Maqedoni për këtë vit (Video)

Gazetarja e revizstës ”Fokus”, Irena Mulaçka është zgjedhur si gazetarja që ka prodhuar storien më të mirë gazetareske në konkurrsin e hapur nga Bashkimi Evropian, zyra në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Storja e gazetares Mulaçka është bërë në gjashtë epizoda dhe ka përshkruar gjendjen për kushtet e fëmijëve në klinikën gjinekologjike në Shkup.

Bashkimi Evropian ka uruar gazetarët në garë dhe ka thënë se kjo është vetëm një nismë për të ju dhënë motivim gazetarëve për të punuar më fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version