Site icon Telegrafi

Irani vazhdon të provokojë tensione, “konfiskon” të dytën anije cisternë britanike të naftës në Gjirin Persik

Irani ka ndërmarrë edhe një veprim tjetër në drejtim të rritjes së tensioneve me Britaninë e Madhe.

Kështu së paku raportojnë mediat britanike, sipas të cilave, Irani ka “konfiskuar” një tjetër anije cisternë të britanike në Gjirin Persik, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur tutje, edhe Jeremy Hunt, sekretari i Jashtëm britanik, ka konfirmuar “konfiskimin”.

Në një deklaratë, ai ka thënë se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” kabinetin.

“Ambasadori ynë në Teheran është në kontakt me Ministrinë iraniane të Punëve të Jashtme për të zgjidhur situatën dhe po punojmë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar tutje ai.

Lexo po ashtu Irani ”konfiskon” një anije cisternë britanike të naftës - rrethanat ende misterioze

Një veprim i tillë i Iranit ka ardhur pak pasi një veprim të tillë ishte ndërmarrë edhe ndaj një anijeje tjetër cisternë britanike, e cila gjithashtu është raportuar se është “konfiskuar” në rrethana misterioze.

Lidhur me këtë, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe kishte thënë se po kërkon urgjentisht informacion rreth incidentit.

Ndërkohë televizioni shtetëror iranian ka thënë se kjo është e vërtetë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se është kapur nga njësitë detare për “mos ndjekjen e rregulloreve ndërkombëtare detare”. /Telegrafi/

Exit mobile version