Vetëm bisedimet e suksesshme të armëpushimit mund të ndalojnë hakmarrjen e Iranit kundër Izraelit për vrasjen e ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, thanë tre zyrtarë iranianë të paidentifikuar për reuters.
Të njëjtat burime thanë se Irani dhe partnerët e tij, duke cituar grupin Hezbollah të Libanit, do të nisnin përgjigjen e tyre nëse dështojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza, ose nëse Izraeli fillon të zvarritë negociatat.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë theksuar se presin një sulm të madh nga Irani, i cili mund të nisë këtë javë, sipas informacioneve të tyre.
Hamasi njoftoi se nuk besonte në suksesin e negociatave, madje tha se takimi me përfaqësuesit e Izraelit mund të mos ndodhte.
Përpjekjet e mëparshme për bisedime mes Izraelit dhe Hamasit nuk kanë sjellë shumë sukses.
Kujtojmë se që nga 7 tetori 2023 ka nisur një luftë mes grupit palestinez dhe Izraelit. Rreth 40 mijë palestinezë dhe rreth 1200 izraelitë u vranë në konfliktin e fundit. /Telegrafi/