Telegrafi

Irani ”konfiskon” një anije cisternë britanike të naftës – rrethanat ende misterioze

Një anije cisternë britanike e naftës thuhet se është “konfiskuar” në ujërat iranian në rrethana misterioze.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se po kërkon urgjentisht informacion rreth incidentit.

Ndërkohë televizioni shtetëror iranian ka thënë se kjo është e vërtetë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se është kapur nga njësitë detare për “mos ndjekjen e rregulloreve ndërkombëtare detare”.

Sipas njoftimeve, Stena Impero mori një kthesë të papritur në Gjirin Persik, duke u nisur për në Arabinë Saudite.

Kompania që zotëron anijen tha se asaj iu afruan “anije të vogla të paidentifikuara” dhe një helikopter në Ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë Stena Impero tha: “Ne aktualisht nuk jemi në gjendje të kontaktojmë anijen që po shkon drejt veriut drejt Iranit”. /Telegrafi/