Telegrafi

Irani kërcënon me pasurim të uraniumit

Irani do të rifillojë pasurimin e uraniumit, nëse nuk mund të gjejë një mënyrë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me BE-në, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja javën e kaluar, tha zëdhënësi i qeverisë iraniane.

“Nëse interesat tona nuk ruhen, ne do të tërhiqemi nga marrëveshja dhe do të vazhdojmë të pasurojmë uraniumin në 20 përqind, ose në çdo nivel që duam”, tha zëdhënësi i qeverisë, Bagdadit Nobahta.

Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore, është arritur në vitin 2015, ku Irani zotohet për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit, ndërsa Perëndimi do ta ndihmonte atë financiarisht dhe në lehtësimin e sanksioneve.

Javën e kaluar presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA tërhiqet nga kjo marrëveshje, pasi më parë kishte kërkuar që marrëveshja të rishkruhet. /kp/Telegrafi/